Kancelari gjerman Olaf Scholz është pritur nga kryeministri Albin Kurti me nderime të larta shtetërore me rastin e vizitës së tij në Prishtinë.
Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.
Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë ka publikuar një njoftim në profilin e tij në twitter ku ka treguar për arsyet e vizitës.
Scholz ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e Berlinit.
Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë.
Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larta nga kryeministri Albin Kurti.

