Një ngjarje të rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Adem Jashari’ në komunën e Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Sinavere Beganaj, 69-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të moshuarës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *