Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtuan mediave pas një takimi në Pallatin e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i pari që iu drejtua atyre duke veçuar se u diskutua edhe për “tema të vështira”. Sipas tij, është diskutuar edhe për situatën në Evropë dhe në botë.

“Kancelari Scholz i kërkoi Serbisë në mënyrë shumë të rreptë që t’i bashkohet sanksioneve. Unë fola për marrëdhëniet tona me Federatën Ruse. Ne folëm për dimrin e ardhshëm, i vura në dukje të gjitha vështirësitë me të cilat po përballemi sot”, tha Vuçiq në prani të kancelarit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *