Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Olaf Sholc krahas temave të shumta u ndalën edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kam vënë në dukje gjithçka që nuk është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit. E kuptova mesazhin e kancelarit se është e rëndësishme të bëjmë një sërë hapash më të vegjël dhe do të bëjmë çmos që të bëjmë përparim në marrëdhëniet me Prishtinën”, tha Vuçiq.
Kur u pyet se cili është qëndrimi i Gjermanisë për Kosovën, Scholz tha se ishte e qartë.
“Pozicioni i Gjermanisë për Kosovën është i qartë. Të gjithë aktorët ekzistues duhet të kontribuojnë në përparimin në ato marrëdhënie. Të gjithë duhet të punojnë që ky dialog të mos bllokohet,” tha ai.
“Sot dëgjuam për herë të parë se po kërkohet njohje reciproke, nuk kemi dëgjuar asnjëherë se po kërkohet. Tashmë kemi dëgjuar që kërkohet një normalizim i gjithanshëm i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.
“Në rregull, gjërat po ndryshojnë. Nëse mendoni se duhet të na kërcënoni sepse ne duam të ruajmë rendin e OKB-së, atëherë mirë. Ajo që ishte e rëndësishme për mua ishte që kancelari Scholz e kuptoi se Serbia nuk ka munguar asnjëherë në dialog dhe nuk ka refuzuar kurrë çdo thirrje. Mos u zemëroni se qëndrimi ynë ndaj kësaj është i tillë”.
Ai po ashtu tha qartë se “aq sa e duan integritetin territorial të Ukrainës, aq serbët e duan integritetin territorial të Serbisë”.
“Çështja e njohjes është një surprizë për ne dhe na mbetet të shohim se si të përshtatemi me të në të ardhmen. Gjermania është e fortë, e fortë…”, përfundoi Vuçiq.