Babai i pesë fëmijëve, britaniku Wayne Gardiner, tha se vepra e mirë që bëri i kushtoi atij martesën. Gjegjësisht, një vajzë 17-vjeçare e cila punonte me gruan e tij 38-vjeçare Sarah në një shtëpi pleqsh i thirri ata me lot dhe tha se prindërit e saj e përzunë nga shtëpia.

“Si baba i pesë fëmijëve, nuk mund të lija një adoleshente të endej e vetme rrugëve. I thashë gruas se mund ta merrnim dhe ta linim të flinte me ne që të ishte e sigurt. Nuk e kisha idenë se po bëja gabimin më të madh të jetës sime”, tha Wayne.

Gjysmë ore më vonë vajza ishte ulur tashmë në divanin e tyre me një filxhan çaj në dorë. Wayne dhe Sarah i dhanë një dyshek dhe një jastëk që ajo të flinte.

“Nuk ishte ideale, por nuk e kisha problem. U gëzova që mund të ndihmonim dhe ajo dukej si një fëmijë i mirë. Ne jemi një familje e madhe gjithsesi, kështu që një person tjetër në shtëpi nuk ishte problem” – tha ai.

Fëmijët u bënë shpejt miq me Tamsin Beezer dhe ajo nuk tregoi asnjë shenjë largimi pas dy javësh. Wayne vuri re se gruaja e tij qëndroi zgjuar për një kohë të gjatë dhe pinte.

“Sarah sillej sikur të ishte vetë adoleshente. Ajo filloi të pinte përsëri duhan. Isha konfuz dhe nuk dija çfarë të mendoja” – u ankua Wayne, shkruan Daily Mail.

Një mëngjes, kur u zgjua, Sara nuk ishte në shtrat. E gjeti duke fjetur në divan me Tamsin. Ai tha se çdo gjë është përkeqësuar që atëherë, se të dy kanë filluar të debatojnë dhe se Sara pinte me Tamsin gjithmonë e më shpesh gjatë natës.

“Thjesht mendova se po sillej si budallaqe dhe fëmijë, nuk më shkonte mendja se ajo kishte ndjenja për vajzën që ishte diqka më shumë se miqësi. Mendova se ajo, si unë, donte ta ndihmonte sepse ne kemi vajza. Vajza qëndroi me ta për një muaj dhe më pas dëgjoi se Sara po e linte atë dhe familjen.

“Mendova se ishte shaka, madje qesha. E shikova Sarën për të më thënë se kjo nuk ishte e vërtetë, por ajo tha se do të shkonte. Ajo u ngrit dhe filloi të paketohej. Vrapova pas saj dhe iu luta të më tregonte se çfarë po ndodhte” – tha Wayne, por ajo e injoroi dhe u largua.

“E pyeta se çfarë do të bënte me Tamsin, kështu që ajo më tha të mos shqetësohesha sepse akomodimi i saj ishte rregulluar” – tha Wayne, i cili në ditët në vijim mësoi se Sara jetonte me një shok dhe nuk donte ta telefononte. Dhe më pas erdhi një telefonatë nga vajza e tij Lucy, e cila e udhëzoi atë të hidhte një sy në diçka në Facebook. Dhe ai kishte diçka për të parë – statusin e gruas së tij që tani ishte në një lidhje me Tamsin.

“Isha në shok dhe në mosbesim. Si mund të jetë gruaja ime në një lidhje me një vajzë që mund të jetë vajza e saj?” – tha Wayne, i cili më vonë mori vesh për fejesën e Tamsin dhe Sarës. Vajza Lucy i dërgoi një mesazh nënës së saj se ishte ende e martuar me babanë e saj, por nëna e saj vetëm e hoqi atë nga lista e miqve të saj në Facebook.

“Do të doja që të mos e lija kurrë në shtëpi. E lashë në shtëpinë time dhe ajo përfundoi me gruan time” – përfundoi Wayne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *