Një dron mund të jetë bërë aleati i Edison Pulës për arratisjen nga burgu i Trevisos.
Hetimet gjithsesi nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë pasur bashkëpunim edhe nga brenda sistemit të sigurisë në burgun e Santa Bonës. Tashmë duket e vërtetuar se i burgosuri 27-vjeçar kishte bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët e ndihmuan të zhduket pa lënë gjurmë menjëherë pas arratisjes. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arratisja, tashmë italianët janë të bindur se Edison Pula fshihet në një vend të sigurt. Duke pritur që ujërat të qetësohen.
Në këtë drejtim po fiton ideja se sharra ka ardhur nga jashtë. Një dron mund ta ketë transportuar instrumentin e çmuar brenda burgut, ndoshta për ta hedhur në një cep të pavëzhguar nga kamerat. Aty do ta merrte edhe Edison Pula. Kjo do të thoshte që arratisja ishte planifikuar prej disa kohësh, se Pula bështetje në bashkëpunëtorë të jashtëm që garantonin dërgesën e “pakosë” dhe më pas do të bënin shumë përpjekje për ta transportuar dhe fshehur pas arratisjes. Do të thotë gjithashtu se do të kishte një kod të përdorur nga Pula dhe bashkëpunëtorët e tij për të komunikuar, duke shmangur kontrollet dhe inspektimet nga gardianët e burgut.