Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë sot urimin e habitshëm për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili është përpjekur të luaj rolin e një presidenti normal.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.