Veterani i UÇK-së, ish ushtari i Batalioinit “Atlantiku”, Uk Lushi dikur kishte kaluar Atlantikun për të kapur armët në luftë kundër Serbisë, e sot e ka kaluar atë që t’i vizitojë krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Njoftimin e ka dhënë vetë ai:
“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës dhe shqiptarëve.”