Presidenti i HDZ-së dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha sot në asamblenë e partisë se “Kroacia qëndron prapa heronjve të saj”.
Sikurse nuk do të pranojë që Serbia të ndjek veteranët kroatë të luftës, duke folur për aktakuzat e Serbisë ndaj katër pilotëve ushtarakë kroatë.
“Kroacia nuk pranon që Serbia, e cila i jep vetes të ashtuquajturin juridiksion pothuajse universal, të ndjekë penalisht persona që nuk janë të saj, qytetarë për krime të supozuara që nuk janë kryer në territorin e saj”, ka thënë Plenkoviq, transmeton Hina.
“Kroacia u mbrojt kundër agresionit të regjimit të Millosheviqit të Serbisë së Madhe, kështu që qeveria dhe HDZ me siguri nuk do të lejojnë 27 vjet pas fitores në Luftën e Atdheut, prokuroria, qoftë në BeH apo Serbi, të ngrejë akuza kundër komandantëve, gjeneralëve apo pilotëve kroatë. Ne qëndrojmë prapa heronjve tanë”, tha Plenkoviq, nën duartrokitjet dhe britmat e të mbledhurve.
Në fjalën e tij, ai falënderoi veçanërisht ish presidentin e ndjerë kroat, Franjo Tudjman “për vizionin, forcën, mençurinë, vendosmërinë dhe aftësinë e tij” për të udhëhequr popullin kroat, së bashku me ushtarët kroatë, drejtë një Kroacie të pavarur, “në të cilën HDZ luajti një rol kyç”.
“Sot po veprojmë në themelet e doktrinës së tij politike”, shtoi Plenkoviq.