“Artemis është gjallë”! Ky është mesazhi që ka gëzuar shumë familjarët e 19-vjeçares shqiptare që humbi një vit e gjysmë më parë në Greqi.
Avokatit të familjes i është dërguar një letër anonime nga një person që shkruan se vajza është gjallë dhe se mbahet nga dy vrasës kundër dëshirës së saj që e zhvendosin herë pas here duke zhdukur gjurmët.
Herë pas here ajo transferohet në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale”, shkruhet në letër.
Ditën kur ajo u zhduk, ajo u pa duke pritur në stacionin e dytë të Atikës në Koropi. /abcnews.al