Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në qytetin e Podujevës, ku një person rreth moshës 70 vjeçare është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit kardiak.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë nisur hetimet, por që viktima nuk kishte me vete dokument identifikues dhe ende nuk dihet identiteti i të moshuarit e as adresa e familjarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *