Jordan White, 20 vjeç, vrau vëllain e tij Reece, 23 vjeç dhe ish të dashurën Ellie Ogden-Cooper, 19 vjeçe, pasi përplasi makinën e tij në një pemë.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe kur u arrestua, White u përpoq të pretendonte se vëllai i tij i vdekur kishte qenë në timon.
White nuk kishte patentë dhe ishte mbi kufirin ligjor të konsumimit të kanabisit kur kaloi vijat e bardha të dyfishta në një kodër për të kapërcyer një Audi.
Ellie Ogden-Cooper u hodh nga makina dhe vdiq në një fushë dhe vëllai i tij Reece White, 23 vjeç, u gjet i vdekur në sediljen e pasme.
Corsa e zezë, e cila kishte targa të “klonuara” mbi të, u ble nga White për vetëm 400 £, dhe nuk do ta kishte kaluar testin MOT(Test i Ministrisë së Transportit për sigurinë teknike të automjetit) pasi airbagët e saj nuk u hapën.
Makina u përplas në një gardh përpara se të ndeshej në një pemë pranë fshatit Tebworth në Bedfordshire.
Pasagjeri në sediljen e përparme, një 21-vjeçar dhe një pasagjer tjetër në sediljen e pasme, një djalë 16 vjeç, kanë pësuar lëndime të rënda.
White, nga Leighton Buzzard, u paraqit për dënim në gjykatën e St Albans pasi u deklarua fajtor për dy akuza për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm dhe dy për shkaktimin e lëndimeve të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.
Prokurori Stefan Weidmann tha: “Ky i pandehur po drejtonte një makinë me 4 persona të tjerë në të. Ai parakaloi një makinë tjetër me shpejtësi, duke kaluar vija të bardha të dyfishta në kreshtën e një kodre. Ishte një ngasje e tmerrshme.
“Ai ishte i palicencuar dhe mbi kufirin e përdorimit të drogës. Paralajmërimet për drejtimin e tij nuk ishin marrë parasysh.
Z. Weidmann tha se përplasja ndodhi pak pas orës 15:00 të martën e 18 janarit të këtij viti.
Ai kishte marrë Ellie nga Flitwick dhe pasagjeri i tij në sediljen e përparme tha se ai “po ngiste si një p…”. për t’i bërë përshtypje asaj.
Ai tha se ata kishin pirë kanabis gjatë gjithë ditës.
Një grua me një Freelander që vinte në drejtim të kundërt iu desh të frenonte pasi pa Corsën duke kapërcyer Audinë me shpejtësi përgjatë një vije të bardhë të dyfishtë në kodër.
Një shofer tjetër pas saj tha se White dukej “vërtetë i frikësuar” ndërsa përpiqej të kontrollonte Corsën.
Ajo tha se u përmbys në përpjekje për t’u kthyer përpara Audisë, por u rrotullua dhe u rrëzua. Ajo shkoi për të ndihmuar dhe vuri re një erë të fortë të “barërave të këqija”.
Shoferi i Audisë, Steven Arnold tha: “Makina po lëvizte kur më parakaloi. Filloi të humbiste kontrollin. Unë mund ta shihja atë duke u lëkundur përgjatë rrugës.”
Ai vazhdoi: “Mendoj se u rrotullua dhe u ngjit në ajër. Thuajse u duk sikur u hodh dhe zbriti në buzë në anën e kundërt të rrugës. Copat e makinës po binin.”
Z. Arnold dhe një shofer tjetër Stephen Hewitt, i cili ndaloi dhe u përpoq të ndihmonte Reece White në makinë, do të marrin një çmim të Sherifit të Lartë prej 500 £.
White dhe dy pasagjerët e mbijetuar u larguan.
White dhe pasagjeri i sediljes së përparme u gjetën të fshehur në një kasolle në orën dhjetë deri në pesë të asaj mbrëmje.
White, i cili kishte pësuar fraktura të shumta, pretendoi se ai kishte qenë pasagjer në makinë dhe vëllai i tij po ngiste.
Një mostër gjaku e marrë prej tij dha një lexim prej 2.6 mg kanabis – ndërkohë që kufiri ligjor ishte 2.
Nëna e Ellie tha se vajza e saj punonte si kujdestare.
Ajo tha: “Si familje nuk do ta kapërcejmë kurrë humbjen e Ellie-t tonë të bukur, Ne jemi copëtuar. Kujtimet tona të çmuara janë gjithçka që kemi”.
Familja e Reece tha: “Ne jemi të shkatërruar nga humbja e Reece. Ai ishte një djalë, vëlla dhe nip shumë i dashur.
“Ai u la përshtypje të gjithëve që takoi dhe lë një vrimë në familje që nuk do të mbushet kurrë. Ai do të mungojë përgjithmonë.”
Duke e mbrojtur, Darryl Cherrett tha se White kishte qenë në kujdes që në moshën 12-vjeçare, është i papjekur dhe ndoshta ka ADHD.
Ai tha: “Ai duhet të jetojë me atë që bëri atë ditë. Ai shprehu keqardhje të sinqertë për dhimbjen që i ka shkaktuar familjes së Ellie dhe të tij.
Duke e burgosur, gjykatësi Michael Kay QC tha: “Ju parakaluat një makinë në ballë të një kodre. Nuk kishit asnjë pamje të vërtetë të asaj që po vinte.
“Duke mos pasur asnjë udhëzim apo përvojë të vërtetë të drejtimit të automjetit, ju ka zënë paniku dhe keni humbur kontrollin.”
Gjykatësi vazhdoi duke thënë se të tjerët ndaluan për të ndihmuar, por ai kishte ikur në një “mënyrë frikacake”.
Ai tha: “Në një mënyrë të pashpirt dhe krejtësisht të neveritshme ju u përpoqët të fajësoni vëllanë tuaj të ndjerë për atë që ndodhi.
“Është pothuajse përtej të kuptuarit që ju kërkuat t’i ndani fajin atij për të shpëtuar lëkurën tuaj.”
White u dënua me 6 vjet burg. Gjykatësi e ndaloi atë të drejtonte makinën për 9 vjet.
Duke lavdëruar dy burrat që shkuan për të ndihmuar, gjykatësi tha: “Këta dy zotërinj u përfshinë dhe kërkuan të shpëtonin jetën e Reece White.
Jordan White, shkaktari i aksidentit
Ish e dashura dhe i vëllai i shkaktarit të fatekqësisë- viktima të aksidenit tragjik