Daniele Bedini, 32-vjeçari italian vijon të mohojë akuzat për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, edhe pse të gjitha provat duket se janë kundër tij.
Sipas mediave italiane, një video e re është siguruar nga autoritetet, e filmuar nga kamera e sigurisë në Marinella di Sarzana. Nga pamjet duket një makinë të bardhë ku po udhëtonin një burrë dhe një grua që kanë marrë rrugën drejt detit, për të shkuar në Soledado. Në këtë vend dyshohet se Bedini ka vrarë shqiptaren Nevila Pjetri, e cila punonte si prostitutë.
Sipas hetuesve pamjet tregojnë momentin kur Bedini ul në gjunjë shqiptaren dhe më pas e qëllon. Dyshohet se 24 orë më vonë ai ekzekutoi me gjakftohtësi edhe tranvestitin Camilla Bertolotti.