Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i tij do të “fitonte patjetër luftën që filloi Rusia”.
Duke folur nga një vend i panjohur në Kiev përmes një video-lidhjeje, Zelensky u tha delegatëve në dialogun Shangri-La në Singapor se vendi i tij nuk ishte në gjendje të eksportonte mjaftueshëm ushqim për shkak të bllokadës ruse dhe se bota do të përballej me një “krizë serioze ushqimore dhe zi buke.“, raportoi Reuters.
Ai vlerësoi se mbështetja që Kievi ka marrë deri më tani nga perëndimi dhe aleatët aziatikë është e madhe dhe se është thelbësore që vendet që të mos dorëzohen.

