Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj të shtune nga qyteti i Fierit. Një shtetas i identifikuar si Petraq Gjika është gjetur i therur me thikë në afërsi të serave të zonës, ku punonte si roje.
Petraq Gjika është sulmuar dhe më parë me thikë. Korrikun e 2018 ai është sulmuar me thikë nga një person i paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës. Në atë kohë 63 vjeç, Gjika mbërriti në spital i gjakosur, por mundi të jetonte.
Banorët e fshatit Mbrostar të Fierit, janë shprehur për mediat se 67-vjeçari Petraq Gjika, që u gjet i vrarë ditën e sotme pranë serave ku punonte, ka qenë njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme në fshat.
Ai tha se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik, madje edhe zotërisë i ka bërë presion, raporton TCH.
Bën gabim shteti që e mabn si kryeplak atë, ai është spiun një kriminel, edhe mua më ka bërë presion. Ça nuk ka bërë, 99-at i din vetë shteti për Vasilin.”- u shpreh fqinji.