Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me Sherife Lutën – fytyra e secilës u bë pasqyra që tregonte luftën brutale të Serbisë në Kosovë – ajo teksa ishte duke u larguar nga Kosova ishte fotografuar për t’u dalë në ballinën e “Time”.
Takimi i ambasadorit amerikan me Sherifen ka ndodhur në ngjarjen e organizuar në rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të dielën.
Sot Kosova e ka kremtuar 23 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb.
Çlirimi erdhi pas një rezistence shqiptare ndaj forcave serbe të cilët kishin kryer gjenocid në Kosovë.

