Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale. Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse është krehur një territor i gjerë.
Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjecarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67 vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe çobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.
67 vjecari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.