Lynne Spears ka folur për martesën e vajzës së saj Britney me Sam Asghari pasi ylli i “Stronger” la nënën, babin, motrën dhe vëllain e saj jashtë listës së të ftuarve të mbushur me yje.
Mamaja e Britney Spears ka thyer heshtjen e saj për dasmën e vajzës së saj pasi u privua nga dita e saj e madhe.
Ylli i “Stronger”, 40 vjeçare, vendosi të mos ftonte Lynne, 67 vjeç, babain Jamie, 69 vjeç dhe vëllezërit e motrat.
Tensioni ka qenë i përhapur në familjen Spears që nga koha kur babai i saj kontrollonte pjesë të mëdhe të jetës së saj.
Ylli ndau foto të mrekullueshme të ditës së saj të madhe, ku ishin edhe Selena Gomez dhe Madonna.
Britney dukej bukur me një fustan Versace të bërë me porosi dhe tani mamaja Lynne ka komentuar këtë rast.
Duke pëlqyer një sërë fotosh që vajza e saj vendosi në Instagram, ajo tha: “Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!”
“Dasma juaj është një dasmë ëndrrash! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën atë kaq sentimentale dhe të veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”