Të enjten e kaluar këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Sam Asgarin.
“Isha shumë nervoze gjatë gjithë mëngjesit. Por më pas me të vërtetë e ndjeva… Pata një atak paniku dhe më pas e mora veten”, shkroi Britney në një postim të gjatë në “Instagram”.
Më pas këngëtarja flet për të gjithë të ftuarit specialë të dasmës: “Shumë njerëz erdhën në dasmën tonë dhe unë jam ende në shok! Britney iu referua edhe puthjes së saj famëkeqe me Madonna-n 63-vjeçare, duke shkruar: “Isha pa fjalë… E putha sërish Madonën dhe vallëzuam deri në mbrëmje me Paris Hilton”.
Ajo vazhdoi duke falënderuar stilisten italiane Donatella Versace për fustanin e nusërisë që e bëri të ndihej aq bukur. Ylli i famshëm më pas falënderoi ekipin e saj të grimit.