Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjë është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje.

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje.
Heshtja është më shumë se një turp!
Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski.

Kryeministri Rama dje bëri një shaka në lidhje me ndërrimin e emrit të Maqedonisë sipas kërkesës ësë Greqisë në “Maqedoni Veriore”, kurse ai i tha kancelarit gjerman në prani të kryeministrit maqedonas se kur të kërkojë Bullgaria, Maqedonia e Veriut do të bëhet “Maqedoni Perëndimore”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *