Kur jemi në Ditën e çlirimit të Kosovës, shenjë indetifikuese e luftës së pastër të UÇK-së mbete emblema e saj.
Atë e bartën kudo çlirimtarët, me të ranë përjetësisht heronjtë dhe heroinat. Historia të cilën ajo e bartë me vete ka aromë lirie, shkruan GazetaDemos.
Adnan Asllani është lindur e rritur në Preshevë, derisa erdhi në Ferizaj për të përfunduar vitin e 3-të dhe të 4-të të gjimnazit, pastaj studimet për letërsi i vazhdoi në Prishtinë. Në Zvicër ai kryen një shkollë për “Film dhe Animacion”, sot i njejti punon si dizajner në një kompani private në Luzern të Zvicrës.
Gjithçka filloi me shfletimin e një libri i cili fuqishëm bënte rezistencë anti-shqiptare. Asllani ishte kuroiz të mësonte më shumë rreth veprimtarisë patriotike shqiptare. Me të marrë këtë frymëzim, ai dhe disa veprimtar tjerë hapën një grup të të rinjëve në mënyre që të njoftonin për të vërtetën që po ndodhte në Kosovë.
Si 18 vjeçar ai arrestohet për veprimtarinë politike dhe dënohet me dy vite burg. Dënimi i ishte shqiptuar për të mitur ndërsa të gjithë dënimin e kaloi të plotë në hetuesi. Pas lirimit, ai vazhdon jetën e tij duke mos ndaluar t’i ndjekur rrugët politike e atdhetare.
Përveç kontributit të jashtëzakonshëm që po e ofronte, Adnan Asllani me apo pa vetëdijen e tij, do të bëhej njeriu i disajnimit të simbolit më të fuqishëm shqiptar, emblemës së UÇK-së.
Emblema e UÇK-së
Asllani ka rrëfyer në emisionin n’Demos se si ndodhi historia që ai të disenjoj emblemën historike me të cilën duke e bartur në krahëror ranë heroikisht shumë trima e trimëresha.
Ai gjithashtu tha se pa ndihmën e shokëve kjo emblemë nuk do ta kishte këtë pamje, dhe se pa bartjen e kësaj embleme nga heronjët tanë, nuk do ta kishte vlerën që e ka sot.
“Dua të theksoj, se pa ndihmën e shokëve tjerë, veçanërisht pa ndihmën e Gafurr Elshanit nuk do ta kishte këtë pamje emblema e UÇK-së. Dua të theksoj, se pa bartjen e asaj embleme, kjo emblemë nuk do ta kishte vlerën qe e ka sot. Ajo u bë historike falë atyre ushtarëve të cilët patën guxim ta bartin bashkë me armët dhe kjo më shkakton secilën herë një emocion të veçantë, sepse ndjehem jashtëzakonishëm keq kur përmendet emri im, e më meritorët për këtë emblemë janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i kanë dhënë jetë kësaj embleme, e kanë bërë që ajo të ngitet në pjedistalin më të lartë të historisë shqiptare“, u shpreh themeluesi i saj.
Përveç këtij varianti të cilin e njohim ne sot, Adnan Asllani kishte dorëzuar para kryesisë së Lëvizjes Popullore edhe disa variante tjera.