Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prizren, dje në orët e mesnatës e për të cilin ka raportuar sot Policia e Kosovës.
Gazeta Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici nga një grua, e cila e ka denoncuar bashkëshortin në Polici, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.
Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se burri e ka sulmuar me grushte derisa ajo ka qenë në gjumë, duke i shkaktuar shqetësim të madh.
Ashtu siç ndodhë shumë herë qe gratë s’i denoncojnë bashkëshortët në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës, i tillë është edhe ky rast.
Pas marrjes së deklaratës nga viktima, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe inicimin e rastit ndaj tij si “dhunë në familje”.