Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Greqi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai po udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar me motoçikletë rrugës nacionale Selanik-Ierissos kur u aksidentuan.
Viktima ishte pasagjer në mjet, ndërsa drejtuesi i motoçikletës nuk kishte patentë.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Motoçikleta, raportojnë mediat greke, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Pasagjeri, 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar i plagosur në spital.