Një tentativë e çuditshme për vjedhje me pasoja gati tragjike ka ndodhur të premten rreth orës 18:00 në një kantier të braktisur ndërtimi në Radovanje afër Oriovacit në Kroaci. Policia ka kryer hetimin penal dhe ka konstatuar se 30-vjeçari është ngjitur në një vinç ndërtimi për ndërtim të lartë, nga i cili ka hequr disa zinxhirë metalikë për ngritjen e ngarkesave me qëllim të vjedhjes. Në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të Shërbimit të Zjarrfikësve të Slavonski Brodit dhe të Oriovacit, të cilët e kanë ulur në tokë autorin, nga lartësia rreth 30 metra.
“Zinxhirët e vjedhur do t’i dorëzohen pronarit, si dhe të dhënat e kryersit, për fillimin eventual të padisë private”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Brod-Posavinë.
Nga ana tjetër, zjarrëfikësit e Oriovacit raporton se të premten në orën 18:44 kanë marrë një denoncim për një person në një vinç ndërtimi të braktisur në Radovanje, pa treguar arsyen se pse burri ishte në vinç. Për të ndërhyrë janë thirrur gjashtë zjarrfikës, të cilët kanë dalë në terren me dy automjete.
“Me mbërritjen në vendin e ndërhyrjes dhe me mbërritjen në truallin e braktisur dhe vinçin e ndërtimit, marrim kontakt me personin. Biseduam me të dhe pas një shikimi të gjendjes së përgjithshme për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura përmes komandantit të qarkut, kërkojmë ndihmë nga Brigada Publike e Zjarrfikësve të qytetit të Slavonski Brodit” – thanë zjarrfikësit për vështirësitë me të cilat u përballën me të mbërritur.
“Në vendin e intervenimit kanë mbërritur me shpejtësi kolegët e Brigadës Publike të Zjarrfikësve dhe bashkuam forcat për të shpëtuar personin”, kanë shkruar zjarrfikësit në faqen e tyre në Facebook.
“Një pjesëtar i zjarrfkësve të Slavonski Brodit i pajisur me pajisje alpinistike mbi vinç zbriti te viktima, ndërsa ne vendosëm një airbag nën vinç për çdo rast” – shtuan ata.
“Ndërhyrja ka përfunduar me sukses pak pas orës 20:00 duke zbritur nga vinçi një person i cili është dorëzuar për ekzaminim në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore. Dëshirojmë të falënderojmë zjarrfikësit e qytetit të Slavonski Brodit për ndihmën e tyre në këtë ndërhyrje komplekse” – thanë zjarrfikësit e Oriovacit.