Fotografia e tij bëri xhiron e gjithë botës, kur ai me dy duart lart, me lot në sy dhe gëzim të madh hidhej xhamave të makinave të NATO-së, 16 vjet më parë në Gjakovë. Është Agim Berberi  që ka treguar ps luftës se çfarë ndodhi atë ditë dhe si shpëtoi i gjallë.

Berberi kishte qëndruar në Gjakovë 78 ditë e netë mes flakësh , vrasjesh e masakrimesh dhe thuajse i kishte humbur shpresa se do ta priste i gjallë lirinë.

“Kur kemi dëgjuar se kolonat e ushtarëve italianë po i afrohen hyrjes së qytetit kemi dalë bashkë me disa njerëz të tjerë që ishim duke qëndruar bashkërisht. Shumë pak metra larg nesh po qëndronin paramilitarët serbë me një pizgauer dhe një autoblindë, të gatshëm të gjuanin mbi ne. E teksa forcat e NATO-s po afroheshin unë, fillimisht e kam nxjerrë një flamur kuqezi dhe e kam vendosur në një shenjë komunikacioni, pastaj kam vrapuar në drejtim të tyre, ndërsa serbët e kanë drejtuar mitralozin e autoblindës në drejtimin timin. Nuk e di pse nuk kanë gjuajtur në mua, por e di që kanë gjuajtur pesë herë në ajër”, ka rrëfyer ai.

Berberi ka vlerësuar se hyrja e NATO-s shpëtoi Gjakovën nga shfarosja totale dhe sipas tij, serbët kanë vrarë njerëz dhe kanë djegur shtëpi edhe për disa orë sa ushtarët e NATO-s ishin brenda qytetit.

Ndërsa pamjet e tij, teksa hidhej mbi makinat e NATO-së i ekzaltuar në maksimum ende ekzistojnë dhe janë parë në gjithë botën.

Ju ndjekës të dashur të faqes soonë më poshtë mund ta shikoni një foto të pasluftës të z. Berberi dhe videon ku shihet ai duke u hedhur mbi automjetin e NATO-së në gjendje të ekzaltuar:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *