Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që tronditi Tiranën disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Një mik i viktimës ka dëshmuar para autoriteteve, duke treguar dhe për një borxh, që i kishte një shtetas nga Kuçova 27-vjeçarit. Ai po ashtu ka treguar se viktima përdore 2-3 telefona.
E.G ka treguar se kohët e fundit Sadikaj kishte filluar të shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’.
“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla. Me ‘Sanchon’ viktima rrinte çdo ditë, pasi kishte dy mua që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.”- ka deklaruar ai.
“Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ia jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.