E dashura e Aleksandër Sadikajt, të riut që u hodh në erë me tritol para 2 ditësh, ka dhënë dëshminë e saj në polici.
Ajo ka treguar se Sadikaj kishte vë re një problem në serbatorin e makinës. 27-vjeçari kishte konstatuar një dëm serbatorin e makinës, por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.
Ndërsa miqtë të tij kanë deklaruar se ai nuk ruhej. Ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit nga policia janë gjetur shumë mjete të paligjshme.
Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinën që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar për ngjarjen e ndodhur,” ka thënë ajo.
Aleksandër Sadikaj u vra 2 ditë më parë, në aksin Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut.