Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i Sherif Mukës u gjet në malin Gramoz disa ditë më pari, pasi ai ishte zhdukur që prej nëntorit të vitit 2021.
Polcia deklaroi se në kafkën e tij ishte gjetur një vrimë tejshpimi e shkaktuar me armë zjarri, që do të thotë se 29-vjeçari është vrarë dhe më pas është hedhur në vendin ku u gjet pasi aty policia nuk gjeti gëzhoja të armës.
Mister mbeten shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa të afërmit shprehen se 29-vjeçari nuk ishte një djalë problematik.
“Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika. Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, ka thënë ai.