Një fermer derrash vrau gruan e tij ” dhe e hodhi trupin e saj në një gropë septike ku ajo shtrihej e pazbuluar për 37 vjet, sipas një gjykate.
David Venables, 89 vjeç, vrau gruan e tij Brenda në maj të vitit 1982 sepse donte të rindezte një lidhje me një dashnore sekrete, siq iu tha juristëve.
Pasi e hodhi trupin e saj në gropën septike të shtëpisë së tyre të izoluar, ai hyri në një stacion policie dhe e raportoi atë të zhdukur, atë kohë.
Venables jetoi në fermë për 32 vitet e ardhshme duke mbajtur pretendimin që gruaja e tij 48-vjeçare e kishte lënë atë, thonë prokurorët.
Ai tha se e zbrazte ë mënyrë periodike rezervuarin e grops septike dhe shpërndante mbetjet e përziera me llum nga fermat e derrave në fushat e tij, dëgjoi gjykata.
Trupi i Brenda u zbulua në korrik 2019 kur u krye puna në gropën septike në Quaking House Farm.
Venables pati një lidhje 15-vjeçare me Lorraine Styles – asistentja e kujdesit të nënës së tij – përpara vrasjes, dëgjoi gjykata e Worcester-it.
Ai i tha të dashurës së tij në fund të vitit 1981 se ai “donte të qetësohej me të” dhe foli për divorcin me Brenda, thuhet.
Prokurori Michael Burrows QC tha: “Ai donte që gruaja e tij të largohej nga rruga. Ai donte të rifillonte lidhjen e tij të gjatë.
“Ai dinte për gropën septike në vendndodhjen e saj të izoluar. Ishte për të pothuajse vendi i përsosur i fshehjes.”
Zoti Burrows tha se vendndodhja nënkuptonte që Venables shmangte “rrezikun për t’u parë duke e hedhur trupin e saj diku tjetër”.
Ai shtoi: “Dhe, sigurisht, edhe nëse dikush do të mendonte të shikonte brenda rezervuarit, trupi i saj do të fshihej nga pamja.
“Dhe për gati 40 vjet, ishte vendi i përsosur.”
Zoti Burrows tha se dëshmitarët e përshkruan Brenda si “shumë të pastër, të duhur dhe shumë të këndshme, e gjithmonë të sjellshme”.
Çifti u martua në vitin 1960 dhe nuk pati fëmijë, gjë që Venables tha se e la Brenda “të zhgënjyer dhe të dëshpëruar”.
Zoti Burrows u tha juristëve: “Sigurisht, një person nga i cili nuk mund të dëgjoni fare është vetë Brenda Venables.
“Ajo vdiq pa bërë asnjë deklaratë, ose një shënim vetëvrasjeje ose ndonjë tjetër që mund të jepte një të dhënë për rrethanat e menjëhershme të vdekjes së saj.
“Prokuroria thotë se ju mund të tregoni shumë për rrethanat e vdekjes së saj thjesht nga vendi ku u gjet trupi i saj.”
Zoti Burrows tha se policia u njoftua për herë të parë për zhdukjen e Brenda më 4 maj 1982, kur Venables raportoi se gruaja e tij ishte zhdukur.
“Ai tha se ishte zgjuar atë mëngjes dhe se gruaja e tij nuk ishte në shtrat dhe as në shtëpi. Ai gjithashtu tha se ajo kishte qenë në depresion.
“Policia e hetoi këtë çështje, siç edh pritej.
“Ata nuk e gjetën Brenda apo trupin e saj. Kuptohet, disa njerëz menduan se ajo kishte kryer vetëvrasje.
Gjykata dëgjoi që Venables vazhdoi të jetonte në shtëpinë në fermë në Kempsey, Worcs, deri në vitin 2014, kur ai ia shiti atë nipit dhe gruas së tij.
“Më 12 korrik 2019 u boshatis gropa septike”, tha prokurori.
“Ishte atëherë që mbetjet skeletore të Brenda Venables u gjetën brenda rezervuarit.”
Zoti Burrows tha se kockat, të supozuara gabimisht se ishin kocka qeni, ishin gjetur më parë në rezervuar dhe ishin hedhur në një gardh.
Por ai shtoi: “Me këtë rast, kockat përfshinin një kafkë njeriu. Testimi i ADN-së tregoi se eshtrat ishin ato të Brenda Venables.
Ai tha se ishte “përtej besimit” që Brenda vrau veten duke u ngjitur në gropën septike.
Prokurori tha gjithashtu se ishte “marrëzi” të supozohej se ajo u sulmua dhe u vra nga dikush tjetër dhe u hodh në rezervuar.
“Vetë ferma është në një vend të largët. Dhe gropa septike ishte në një zonë shumë të izoluar. Shumë pak njerëz dinin për këtë”, tha ai.
Venables, mohon vrasjen midis 2 dhe 5 majit 1982.
Gjyqi vazhdon.
Viktima Brenda Venables
Ferma ku jetonte çifti