Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit mes së shtunës (11 qershor) dhe të dielës (12 qershor).
Të dy me banim më zonën e Pesarese, ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit.
Një moment, i riu me origjinë shqiptare e bindi 20-vjeçaren të largohej nga klubi, shkruajnë mediet italiane.
Ajo pranoi dhe të dy u nisën drejt një parkingu afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave.
Në një moment 22-vjeçari e tërhoqi vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.
20-vjeçarja tregon se ishte si e paralizuar.
“Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.
Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefonoi miqtë e saj.
“I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.
Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit mbërritën në vendin ku ndodheshin 2 të rinjtë dhe u grindën me njëri-tjetrin.
Pas mbërritjes së karabinierëve, 22-vjeçari u arrestua.
Tashmë ai ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.