Një yll i “OnlyFans” thotë se është një “virgjëreshë e rilindur”, cila dëshiron që të mbetet e “pastër” për personin e duhur.
Pavarësisht se më parë ka fjetur me djem, Alice Irving, me origjinë kanadeze, tani ka bërë një betim dëlirësie, duke thënë se do të bëjë dashuri vetëm me dikë që i ka fituar zemrën.
“Një virgjëreshë e rilindur është dikush që angazhohet për abstinencë, në thelb duke u zotuar për dëlirësinë. Pra, pa marrë parasysh se cila ishte historia juaj e mëparshme seksuale, ju angazhoheni për abstinencë derisa të gjeni personin me të cilin dëshironi që të angazhoheni për pjesën tjetër të jetës”, ka thënë 24-vjeçarja për “Daily Star”.
Modelja e re ka krijuar një përmbajtje të çuditshme në faqen për të rritur në internet për disa vite. E pikërisht përvoja në botën e të rriturve ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi.
“Ndihem sikur, duke qenë në këtë industri, humb ndjenjën e përvetësimit të trupit tim në disa mënyra. Për aq sa më duket shumë fuqizuese, ndjeva sikur doja të gjeja përsëri këtë kontroll mbi trupin tim. Thjesht doja ta ndaja atë me një person që do të jetë plotësisht i denjë për mua, pasi mendoj se është diçka shumë e çmuar”, ka përfunduar 24-vjeçarja.