Erion Hasanbelliu u qëllua mbrëmjen e djeshme në mes të Brukselit me 6 plumba, por arriti të dilte gjallë.  Mediat belge, sot shkruajnë se i dyshuari kryesor për këtë ngjarje është shqiptar Kasandër Noga, 44-vjeç.

Autori dhe viktima janë përfshirë në një hasmëri që vijon prej 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për ‘vrasjen në Sanatorium’ ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasander Nogës në një kafene në Antwerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi atij sulmi.

Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *