Sipas informacioneve të para, dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.
Rastin për media e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thanë nga Policia.