Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të martën kryeqytetin Ukrainas, Kievin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze të cilat raportojnë se kryeministri shqiptar do të shoqërohet nga homologu i tij në Malin e zi, Dritan Abazoviç epo ashtu dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ideja e vizitës është dhënë nga Abazoviq, i cili pas vendimit personal për ta vizituar Kievin i kishte sfiduar të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që të shkon së bashku atje, sfidë të cilës veq Ramës shihet se i është përgjigjur edhe homologu i tyre maqedonas.
Mësohet se kryeministrat do të zhvillojnë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.