Drejtoria Rajonale Prishtinë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ARMËMBAJTJE PA LEJE Podujevë 12.06.2022-20:06. Eshtë raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.06.2022-22:15. Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.
GRABITJE NË TENTATIVË Fushë Kosovë 12.06.2022-06:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar të maskuar dhe armatosur kanë hyrë brenda në objekt dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar çelësin e zyrës në të cilën gjendej kasaforta me para, mirëpo pasi nuk kanë arritur t’i marrin, janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
DHUNË FAMILJARE · Prishtinë 12.06.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. · Prishtinë 12.06.2022-15:20.Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e saj, i dyshuari mashkull kosovar e kishte përcjellur me veturë dhe e kishte fyer. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. · Prishtinë 11/12.06.2022-19:00-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. · Rr. Enver Hadri, Prishtinë 12.06.2022-22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Hajkobillë, Prishtinë 11.06.2022-22:30. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në një aheng, njësiti policor ka dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur në 15 persona. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe prokuroria dhe IPK. Me urdhër të GjPP-së, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 126-fishekë të armë AK-47, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar.
FALSIFIKIM I PARASË Graqanicë 12.06.2022-03:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë dorëzimit të pazarit ditor ka poseduar edhe 31 kartëmonedha nga 10 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Fsh. Bajqinë, Podujevë 12.06.2022-12:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë sulmuar nga një qen, me pronar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS ANP Adem Jashari 12.06.2022-13:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.
RASTET TJERA- NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Strazhë, Novobërdë 12.06.2022-23:45. Eshtë raportuar se disa persona nën ndikim të alkoolit janë përfshirë në rrahje në mes vete. Si pasojë, lëndime të lehta kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa personat tjerë të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Stanishor, Novobërdë 12.06.2022-16:50. I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi motoçikletë dhe është aksidentuar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar i dyshuari i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pasagjerja femër kosovare në veturën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 12.06.2022-17:10. Në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr.Vesli Klark, Ferizaj 12.06.2022-01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe një pushkë ajrore . Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENT ZJARRI Fsh. Babush, Ferizaj 12.06.2022-19:56.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se objekti i tij dhe hapësira përreth tij është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekspertët e zjarrit.Rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë më rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE GRABITJE Prizren 12.06.2022-21:20. Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar, dy persona të dyshuar, njëri nga ta nën kërcënim të armës, kanë kryer grabitje. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë përkatëse policore. Viktimat nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË FAMILJARE · Prizren 10.06.2022-21:30. Me 12.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa , me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. · Prizren 11/12.06.2022-13:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike në familje. Rastin e ka raportuar viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË Rr. Adem Jashari, Prizren 12.06.2022-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte rreth 300 €. Rasti duke u hetuar.
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË Rr. Nexhat Fanaj, Prizren 12.06.2022-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur pasi kanë hyrë forcë përmes dritare së objektit kanë tentuar që të vjedhin një Llap-top, por nuk ia kanë arritur pasi që i ka vërejtur ankuesi, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë më rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE Asgjë më rëndësi për të raportuar
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë më rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES Gjakovë 12.06.2022-02:50. Në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.
MOSPERFILLJE E GJYKATËS Rr. Vëllezërit Avdullahu, Gjakovë 12.06.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkelur urdhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
SULM Gjakovë 12.06.2022-22:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë më rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË FAMILJARE · Vushtrri 12.06.2022-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
· Skenderaj 12.06.2022-16:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në banesën e ankueses duke mos e përfillur vendimin e gjykatës pasi që ankuesja posedonte urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
RASTET TJERA – NGJARJET : Asgjë më rëndësi për të raportuar
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri INCIDENTET KRIMINALE VETURË E VJEDHUR Mitrovicë 08/12.06.2022-20:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale . Rasti nën hetime.
RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME · Leposaviq 12.06.2022-16:40. Lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi veturën të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. I lënduari është dërguar në tretman mjekësor. · Fsh. Jesa, Zubin Potok 12.06.2022-16:25. Eshtë raportuar se dy vetura civile janë përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE Asgjë më rëndësi për të raportuar
RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë më rëndësi për të raportuar
Me respekt, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë Tel: 038 5080 1243, 038 500 1237, 038 5080 1462 Email: [email protected] |