Kafja në një kafene, e sidomos në vendet turistike, padyshim është kthyer në një luks të vërtetë. Nëse porosisni edhe lëng ose vendosni të nderoni kompaninë me pak para si bakshish, përgatituni për një shpenzim të madh. Ditët e fundit janë publikuar shembuj të pakënaqësisë së qytetarëve të cilët ankohen për çmimet tepër të larta në restorantet kroate, e kursin e dobët të këmbimit në zyrat e këmbimit.
Të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën globale, por ende nuk mund të adaptohen me çmime të larta. Shembulli i fundit i tillë vjen nga një kafene në Opatija. Klienti i zhgënjyer ka postuar një llogari në Facebook sepse mendon se ka paguar shumë për atë që ka porositur.
“Unë nuk jam nga ata që numërojnë çdo qindarkë në faturë, por…”, ka shkruar ai në një status në profilin e tij në Facebook duke postuar një faturë ku shfaqet pak krosant me proshutë dhe djathë, pak kafe me qumësht dhe lëng limoni natyral për të cilat ka paguar 107 kuna(14.22 euro).
Për postimin e tij janë bërë shumë komente. Shumica e mbështesin atë dhe janë të tmerruar nga çmimet.
“Kjo është e tmerrshme, kjo është e tmerrshme…” janë vetëm disa nga komentet.
“Nuk e kuptoj, makiato është më e shtrenjtë se krosanti me proshutë dhe djathë – pra sa është fatura?!”
“Është i njëjti çmim në Madrid. Epo, atëherë më mirë do të pi atje.”
Te tjeret e fajsojne se pse nuk i ka shikuar çmimet para se te porosiste dhe keshillojne kafenetë qe te shfaqin listat e cmimeve jashte siq behet në restorante.
“Erdha, u ula për kafe, e mora faturën më vonë, nuk e di a e kam parë ndonjëherë listën e çmimeve kur shkoj për kafe, në restorante çmimin e merr në dorë pasi ulesh. Postimi im është një paralajmërim që dikush të mos ulet kështu me familjen sepse dalja për kafe i kushton 400 kn”, ka shkruar autori i postimit në Facebook.