Festivali “Sunny Hill” ndërron lokacion. Nga Prishtina, kalon nê Tiranë.

Lajmin e ka mirëpritur kryeministri shqiptar Edi Rama.

“LAJM I MIRË

Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

S’ka si Tirona jo❤️”, ka komentuar ai.

E në Kosovë nuk është pritur aq mirë.

“Dua është e jona”, thonë në Prishtinë.

Kryeopozitari Memli Krasniqi e akuzon Qeverinê Kurti për kêta.

“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.

Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.

Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”

Po japim këtu edhe mendimin e Arbana Xharrës që përfaqëson shumê të tjerë:

“Asnje ngjarje ne vitete e fundit nuk ka pase vemendje mediale nderkombetare me te madhe sesa Festivali “Sunny Hill” ne Prishtine. Dua Lipa eshte nje prej kengetareve me te famshme boterore e cila nuk heziton asnjehere te permend Prishtinen, Kosoven, e me mburrje te tregoje se eshte shqiptare. Vendimi per te zhvendosur kete festival nga Kosova per shkak te neglizhimit te qeverise se Kosoves eshte skandal. Dua eshte e Prishtines, “Sunny Hill” eshte “Bregu i Diellit”, ky festival i duhet Kosoves, turp per Qeverine e Kosoves!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *