Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Peqin, ku një grua 81-vjeçare është gjetur e vdekur në një kanal vaditës.

Kanali vaditës ku u gjet gruaja është pranë një kantieri ndërtimi, dhe paraprakisht, dyshohet se 81-vjeçarja është mbytur aty. Policia njofton se për të moshuarën ka bërë të hënën kallëzim në Komisariatin e Policisë Peqin nipi i saj, duke deklaruar se e moshuara ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve 81-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *