Serbia në stilin e saj të vjetër vazhdon t’i festojë humbjet, si atë të Betejës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot vendosi kurora lulesh në Monumentin e serbëve të vrarë në Luftën e Koshares, që ata i quajnë “heronjë”.
Të njëjtit i quajnë heronjë të mbrojtjes së kufirit që siq thonë “parandaluan pushtimin tokësor të UÇK-së nga Shqipëria”.
Vuçiq duke shitur patriotizëm iu ka thënë të panishmëve se sot edhe fëmijët serbë “ndryshe nga vitet e kaluara, dinë shumë më mirë për Kosharen.”
Përfaqësuesi i veteranëve duke e falënderuar presodentin e tyre fashist që po i respektonte ka shtuar se “Vuçiq aktualisht po lufton më shumë se ata”.
“Nuk është kështu, une jam me kostum, ishte shumë më e vështirë për ty”, është shprehur Vuçiq, kinse po e ruante modestinë.
Pas vendosjes së kurorave me lule në Monument, veterani serb i luftës, Darko Angjelkoviq nga Rashka, është shprehur para Vuçiqit se ishin të kënaqur me trajtimin që iu bënte shteti, por ka kërkuar progres në zgjidhjen e statusit të tyre pasi ka thënë se shumë ish luftëtarë janë në prag të zhdukjes(Amin).
Presidenti Vuçiq tha se është i gatshëm të takohet me veteranët e Betejës së Koshares deri në fund të javës, për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mënyre shteti mund t’i ndihmojë luftëtarët siq ka thënë ai të “një prej betejave më të vështira në historinë e re”.
Vuçiq kërkoi nga veteranët e mbledhur që të përcjellin përshëndetje për familjet e luftëtarëve të rënë, që kishin rënë në përpjekje që të mbajnë Kosovën e pushtuar nga 1913-ta.
Sipas shifrave të burimeve serbe të pubëlikuara sot në mediat e Beogradit në Betejën e Koshares janë vrarë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave.
Në betejën që ka zgjatur nga 9 prilli deri më 14 qershor 1999 sipas të njëjtave burime u vranë 21 oficerë dhe nënoficerë, 50 të rinj, ushtarë në shërbimin ushtarak, 13 rekrutë dhe 24 vullnetarë.
256 prej tyre janë plagosur dhe të gjithë janë invalidë lufte dhe ushtarak sot.
Sipas agjensisë së lajmeve Tanjug e cila ka qeneë vazhdimisht në shërbim të propahandës fashiste serbe, në Koshare ishin rreth 1500 pjesëtarë të ushtrisë së Jugosllavisë. Ndërkohë Tanjug për të glorifikuar luftën serbe shpërndanë të dhëna të fabrikuara ku thotë se UÇK kishte në Koshare dy brigada prej 6 mijë vetash e cila thotë se ka qenë nën komandën e oficerëve të NATO-së.
“Eshaloni i dytë përbëhej nga ‘Brigada Atlantike’ e vullnetarëve nga vendet perëndimore dhe rezerva e beretave jeshile, marinsave dhe anëtarëve të Legjionit të Huaj”, ka shkruar sot Tanjug.
“Ata kishin, ndër të tjera, helikopterë ‘Apache’, një batalion të blinduar, një divizion raketash artilerie dhe raketahedhës”, ka thënë agjensia e dezinformtave serbe, Tanjug.