Sot nga Njësia Speciale e Maqedonisë janë bastisë qelitë e të burgosurve shqiptarë, nga Grupi i Kumanovës, nê Burgun e Idrizovës nê Maqedoni.
Mediat në Maqedoni raportuan se gjatë bastisjes u gjetë drogê ndêr të tjera, ndërkaq rreth këtyre raportimeve ka reaguar i burgosuri Demë Shehu i cili ka njoftuar se gjatë bastisjes ka patur edhe konfrontime fizike pêr çka ka publikuar edhe foto ku shihet si është lênduar.
Më poshtë mind ta lexoni këtê reagim:
“Reagim ndaj lajmeve të rrejshme që plason nëpër mediume që ky pseudoshtet i rrejshëm i kontrollon.
Ju gënjeshtarë të mvr-së që i dezinformoni mediat dhe opinionin publik ,mos gënjeni kinse keni gjetur armë dhe drogë te Grupi i Kumanovës ,sepse neser ka me ju përgënjeshtruar Drejtori i Burgut,i cili e ka obligim moral që të deklarohet për media dhe ta informon drejtë opinionin.
Duam ta informojmë opinionin se sot,në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta të policisë i bastisen qelitë tona.
Gjatë bastisjes nëpër qelitë tona, janë konfiskuar 15 telefona,20 thika që shërbejnë për prerjen e pemëve dhe perimeve,thjesht thika kuzhine dhe 1.760(njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë euro),të cilat i kishim për blerjen e gjërave ushqimore.
Asgjë tjetër,e ritheksoj asgjë tjetër.
Gjatë kacafytjeve me kukuvajkat e njësive speciale, disa prej nesh kemi pësuar lëndime.
Ashtu siç janë sjellur me ne,edhe ne ua kemi kthyer në të njëjtën mënyrë.
Gënjeshtrat që disa televizione i plasuan në edicionet e tyre të lajmeve,për bastisjen në burgun e idrizovës kinse kanë gjetur drogë dhe armë,nuk iu shiten për lajme,sepse në qelitë e burgut ,ku ne qëndrojmë ,janë marr 15 telefona,20 thika të bukës dhe 1.760 euro, që do të thotë,secili prej nesh i ka pasur pak më shumë se 100 euro,të cilat i kishim mbledhur secili prej nesh për blerjen e ushqimeve.
Edhe ju gazetarët e TV Alsat që shpërndani lajme të rrejshme,nesër ,përmes avokatëve tanë do të paditeni për lajme të rrejshme .
Kërkoj publikisht nga Zv Ministri i Punëve të Brendshme,z Nazim Bushi që të prononcohet për opinionin publik dhe të përgënjeshtron zyrtarët gënjeshtarë të kësaj Ministrie.
Krahas këtij përgënjeshtrimi,po i bashkangjisë fotografitë që tregojnë lëndimet trupore që më janë shkaktuar gjatë ballafaqimit me kukuvajkat e njësive speciale.
Veç një gjë mos e harroni ,do të vjen dita jonë.
Vetëm për atë ditë po jetojmë,e kur të vjen ajo dita jonë,ju do ta mallkoni vetën që e keni pritë atë ditë.
Rroftë Shqiptaria!”