Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për mediat nga Kievi, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Dy kryeministrat mbërritën në orët e para të mëngjesit dhe kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ky dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse. Duke folur për mediat malazeze, Abazoviç tha se skenari që iu paraqit është tragjike, me infrastrukturën e shkatërruar të këtyre qyteteve.
“Të gjithë po vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez për RTCG.
Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic theksoi se ata ishin “aty për të mbështetur”.