Miroslav Çiro Blazheviq ka komentuar paraqitjen e Kroacisë dhe fitoren e madhe kundër Francës (1:0) në Ligën e Kombeve në Stade de France. Kjo është fitorja e parë e kroatëve në takimin e 10-të me kampionët aktualë të botës. Por para kësaj, ai u ndal në shëndetin e tij dhe sëmundjen e rëndë me të cilën po lufton.

” Bir, po luftoj, por nuk po funksionon. Jam gjysmë i vdekur” – ka thënë Çiro për Sportklub.

Pastaj u kthye në takimin me Francën.

“Kapelen në dysheme. Ne kemi qenë dëshmitarë të historisë, por më ka bërë më shumë se mbresa ëmbëlsia e fitores. Mënyra se si kontrollonim gjithçka në fushë ishte mbresëlënëse. Kam parë fëmijë që rriten brenda natës, të rinj, dhe duken si stuhi. Edhe një herë ky gjeniu Modriq na bën ta admirojmë. Gjithë lëvdata për përzgjedhësin, ai është një drejtues ushtarak diskret që është thjesht i destinuar të arrijë fitoret më të veçanta. Në kombëtare vijnë shumë lojtarë të rinj, nuk kemi probleme me talentin”, ka thënë ai.

“Bir, kam pesëdhjetë vjet që e shikoj këtë, po mundohem të depërtoj në këtë fenomen. Ne jemi një vend i vogël që ka qenë i pushtuar përgjithmonë. Për të mbijetuar, duhej të ishim më të veçantë se të tjerët. Duhet të mësojmë të mbijetojmë. Ka një guxim të veçantë te lojtarët tanë, por edhe një shaka në lojë me të cilën ne i kalojmë të mëdhenjtë, të fortët dhe të fuqishmit. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu është edhe sot”.

Çfarë mund të bëjë Kroacia në Kupën e Botës në Katar?

“Ne kemi një ekip të mirë dhe shpresoj vetëm për gjëra të bukura dhe lajme nga Katari”.

Kush do të jetë Shukeri i ri?

“Shuker lind çdo 20-30 vjet, do të vijë sërish ndonjë Shuker. Një lojtar i tillë thjesht duhet të lindë, ndjenja nuk mund të mësohet” – përfundoi Çiro, i cili e kishte udhëhequr Prishtinën në një moment kyq në vitet e tetëdhjeta. Ai ka lindur në vitin 1935 dhe tani është në moshën 87 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *