Italia është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Katania, pasi një nënë qëlloi për vdekje disa herë me thikë vajzën e saj, dhe më pas inksenoi një rrëmbim nga persona të maskuar dhe të armatosur.
Por marrja e saj në pyetje nga hetuesit, do të nxirrte në dritë një nga ngjarjet më të rënda të këtyre muajve të fundit, që duket se ka për shkak xhelozinë e nënës 23-vjeçare.
5-vjeçarja Elena kishte një raport të mirë me partneren e re të të atit, gjë e cila ka tërbuar nënën e vajzës, e cila e vrau atë në banesë, pak pasi e kishte të marrëtë voglën nga kopshti.
“E mora në shtëpi nga kopshti, Elena donte të hante një puding pastaj shikonte filma vizatimorë në celularin tim. Ndërkohë po hekurosja.
“Duhej të shkonim në një ditëlindje, Elena ishte e lumtur”
Në marrjen në pyetje nëna vrasëse kujton se “në mbrëmje duhej të shkonim në ditëlindjen e një shoqeje dhe Elena ishte e lumtur. Më pas dolëm për të shkuar në shtëpinë e nënës sime. Por unë hoqa dorë nga gjithçka”.
Martina Patti qëlloi për vdekje vajzën e saj në qafë dhe në shpinë me një thikë kuzhine në shtëpinë e saj, më pas mori dhe fshehu trupin brenda disa qeseve të zeza plehrash në një parcelë fshati të braktisur aty pranë, duke u përpjekur ta mbulonte me tufa dheu dhe hiri lavë.
Sipas prokurorit, 23-vjeçarja nuk ka duruar që “vajza të bëhet e afërt me partneren aktuale të ish-bashkëjetuesit të saj i cili njëherësh ishte dhe babai i Elenës”