Plani i qeverisë së Britanisë së Madhe për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda është anuluar në minutën e fundit pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë.

Dita e djeshme ishte caktuar nga qeveria britanike si dita kur azilkërkuesit do të transferoheshin për në Raunda. Por ky plan është anuluar në minutën e fundit, pas një vendimi të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo e fundit e ka dënuar këtë nismë.

Mediat britanike shkruajnë se deri në shtatë persona që kishin mbërritur në Britani për të kërkuar strehim pritej të largoheshin në vendin e Afrikës Lindore një orë e gjysmë përpara se fluturimi të nisej.

Sipas kësaj medie, ai është 26 vjeç dhe ishte një prej shtatë azilkërkusve që nisën sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore.

Ndërkohë pjesa tjetër përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Këta persona mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në mes të majit.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, tha shqiptari, i cili shtoi se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, ka thënë i riu.

Ky i fundit është shprehur se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.

“Ndaleni avionin, do vras veten”, azilkërkuesi shqiptar

Ndërsa një shtetas iranian është shprehur: “Unë prisja mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk mora asnjë, kështu që po i kërkoj popullit britanik të më mbështesë në vend të kësaj. Unë kam një djalë në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse më dërgojnë në Ruanda, nuk do të mund ta shoh. Kam shumë stres dhe unë dhe djali im kemi një situatë shumë të keqe të shëndetit mendor. Familja ime në Iran është shumë e shqetësuar për atë që po më ndodh. Gjithmonë kam menduar se këtu ka drejtësi, por nuk kam gjetur drejtësi në këtë vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *