Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një aksion bastisje në burgun e Idrizovës në Shkup gjatë ditës së martë të 14 qershorit.

Në këtë aksion forcat e rendit kanë kontrolluar dhe bastisur 25 qeli burgu, në mesin e tyre edhe qelitë në të cilat janë duke vuajtur dënimin edhe të burgosurit e grupit të Kumanovës të dënuar në rastin “Lagja e Trimave”.

Sipas një njoftimi zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në këtë aksion kanë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe mjete të ndaluara.

 

“Janë gjetur sasi e madhe e parave nga valuta të ndryshme, 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe shumë mjete të tjera, drogë si pluhur dhe gjendje të lëngshme, tableta dhe mjete të tjera të cilat lidhen me vepra të mundshme penale”, thuhet në njoftimin e dikasterit të Brendshëm.

 

Kjo kontroll bëhet e ditur se u realizua me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake.

Por të burgosurit e Gripit të Kumanovës kanë dhënë një version tjetër rreth kësaj bastisjeje. Demë Shehu ka lëshuar të martën mbrëma një reagim me të dhëna krejt të kundërta. Atë reagim origjinal mund ta lexoni më poshtë, së bashku me reagimin janë edhe 3 foto të z. Shehu me lëndimet që ka p-ësuar në përballje siq thotë ai me “kukuvajkat” e Njësisë Speciale të Maqedonisë :

“Reagim ndaj lajmeve të rrejshme, që policia e këtij pseudoshteti i plason nëpër mediume,të cilat vet i kontrollon●
Ju gënjeshtarë të mvr-së që i dezinformoni mediat dhe opinionin publik ,mos gënjeni kinse keni gjetur armë dhe drogë te Grupi i Kumanovës ,sepse neser ka me ju përgënjeshtruar Drejtori i Burgut,i cili e ka obligim moral që të deklarohet për media dhe ta informon drejtë opinionin.
Duam ta informojmë opinionin se sot,në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta të policisë i bastisen qelitë tona.
Gjatë bastisjes nëpër qelitë tona, janë konfiskuar 15 telefona,20 thika që shërbejnë për prerjen e pemëve dhe perimeve,thjesht thika kuzhine dhe 1.760(njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë euro),të cilat i kishim për blerjen e gjërave ushqimore.
Asgjë tjetër,e ritheksoj asgjë tjetër.
Gjatë kacafytjeve me kukuvajkat e njësive speciale, disa prej nesh kemi pësuar lëndime.
Ashtu siç janë sjellur me ne,edhe ne ua kemi kthyer në të njëjtën mënyrë.
Gënjeshtrat që disa televizione i plasuan në edicionet e tyre të lajmeve,për bastisjen në burgun e idrizovës kinse kanë gjetur drogë dhe armë,nuk iu shiten për lajme,sepse në qelitë e burgut ,ku ne qëndrojmë ,janë marr 15 telefona,20 thika të bukës dhe 1.760 euro, që do të thotë,secili prej nesh i ka pasur pak më shumë se 100 euro,të cilat i kishim mbledhur secili prej nesh për blerjen e ushqimeve.
Edhe ju gazetarët e TV Alsat që shpërndani lajme të rrejshme,nesër ,përmes avokatëve tanë do të paditeni për lajme të rrejshme .
Kërkoj publikisht nga Zv Ministri i Punëve të Brendshme,z Nazim Bushi që të prononcohet për opinionin publik dhe të përgënjeshtron zyrtarët gënjeshtarë të kësaj Ministrie.
Krahas këtij përgënjeshtrimi,po i bashkangjiti fotografitë që tregojnë lëndimet trupore që më janë shkaktuar gjatë ballafaqimit me kukuvajkat e njësive speciale.
Veç një gjë mos e harroni ju kukuvajka,do të vjen dita jonë.
Vetëm për atë ditë po jetojmë,e kur të vjen dita e jonë,ju do ta mallkoni vetën që e keni pritë atë ditë.
Rroftë Shqiptaria!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *