Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr nga vendi mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën.

Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës.

Ata paralajmëruan se nuk do ta lënë mbajtjen e saencës së Kuvendit derisa veteranët po protestojnë jashtë.

Pas kësaj situate, Konjufca i ka ftuar kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar mbi vazhdimin e seancës.

Ndërkaq protesta jashtë Kuvendit e veteranëve të luftës po vazhdon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *