Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
VJEDHJE & SULM
Gllogoc 15.06.2022 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga oborri i shtëpisë së tij, persona NN i kanë vjedhur veturën e tij, si dhe në veturë kishte pajisje pune. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pasi ka vjedhur veturën ia ka vënë flakën. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.60 promil dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.