Në shenjë proteste për çmimet e larta në vend, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kishte zgjedhur ditën e sotme të shkonte me një shportë ushqimesh në seancën parlamentare.

Megjithatë, deputeti nuk është lejuar nga Garda që të hyjë me shportën brenda kuvendit, dhe është detyruar që ta lërë jashtë. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, ai tha se situata në vend është kaotike, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të bëjë indeksimin e çmimeve për produktet e shportës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *