Derisa liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë po qëndrojnë në Kiev, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.

Sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore janë aktivizuar në Kiev, në kohën kur atje po qëndrojnë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Siç raporton CNN, sirenat jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se ka ndodhur ndonjë sulm, por shpesh shërbejnë si paralajmërim, transmeton Telegrafi.

E para pak çastesh është bërë e ditur se Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi, kanë arritur në kryeqytetin e Ukrainës.

Ata pritet të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ishte kritik i ashpër për liderët evropianë që në fillim të pushtimit rus në Ukrainë, hezituan të dërgojnë armë në Ukrainë që të mbrohen nga agresioni rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *