Një 68-vjeçar humbi jetën tragjikisht ditën e sotme, pasi u dogj nga flakët e një zjarri që kishte ndezur për të pastruar tokën e tij.

Viktima ishte Mihal Nushi, ndërsa mësohet se në trupin e viktimës është gjetur një si broshurë me foton e Shna Ndout ku shkruhej “O Shna Ndue lutu për mue”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *